Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci

14.05.2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci Foto: Ilustrim

Në Samit, Presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

“Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetëror. Po ashtu, Presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet”, njofton Presidenca e Kosovës.