Pjesë e kësaj konference do jenë edhe znj. Vasfije Krasniqi dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani.

Në këtë konferencë, presidentja Osmani do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të mbahet më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës”, njofton Presidenca e Kosovës.