Presidentja Osmani dhe ish-Presidenti Sejdiu marrin pjesë në varrimin e Ahtisaarit

09.11.2023

Mësohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu kanë udhëtuar për në Finlandë për të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës. “Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetërorë nga […]

Presidentja Osmani dhe ish-Presidenti Sejdiu marrin pjesë në varrimin e Ahtisaarit Foto: Ilustrim

Mësohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu kanë udhëtuar për në Finlandë për të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës.

“Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetërorë nga vende të tjera të botës, do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.

Ahtisaari vdiq më 16 tetor, në moshën 86-vjeçare. Ai ishte ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.