Presidentja Osmani: Besueshmëria e Evropës varet nga mbajtja e fjalës për liberalizimin e vizave

09.05.2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka ardhur koha që Evropa t’i hapë dyert për Kosovën, që ajo e ka quajtur si shtetin më pro-evropian në botë. Në Ditën e Evropës, Osmani thotë se besueshmëria e BE-së dhe institucioneve të saj varet nga heqja e vizave për Kosovën. “Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet […]

Presidentja Osmani: Besueshmëria e Evropës varet nga mbajtja e fjalës për liberalizimin e vizave Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka ardhur koha që Evropa t’i hapë dyert për Kosovën, që ajo e ka quajtur si shtetin më pro-evropian në botë.

Në Ditën e Evropës, Osmani thotë se besueshmëria e BE-së dhe institucioneve të saj varet nga heqja e vizave për Kosovën.

“Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun. Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën.

Besueshmëria e BE-së dhe e institucioneve të saj varet nga mbajtja e fjalës në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kosova, ndërkaq, duhet të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për status të shtetit kandidat në momentin e volitshëm”, ka shkruar Osmani

Postimi i saj i plotë:

Koha që Evropa të hapë dyert për shtetin më pro-evropian në botë

Sot Evropa feston paqen dhe unitetin në të gjithë kontinentin e vjetër. Për Kosovën, sikurse edhe për shumë shtete evropiane, shumë kohë para nesh, çmimi i arritjes së paqes ka qenë i lartë. Prandaj kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë shumë që jo vetëm t`i ruajmë, por edhe t`i forcojmë këto vlera të arritura me shumë mund.

Ne jemi një vend paqedashës dhe qartë me orientim pro-evropian. Ndaj aspirojmë dhe po punojmë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilën gjë do ta bëjmë me dinjitet dhe në interesin e qytetarëve, në rend të parë.

Tradicionalisht në këtë ditë, institucionet e BE-së i hapin dyert e tyre për publikun. Ka ardhur koha që ato t`i hapin dyert e tyre për Kosovën.

Besueshmëria e BE-së dhe e institucioneve të saj varet nga mbajtja e fjalës në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova, ndërkaq, duhet të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për status të shtetit kandidat në momentin e volitshëm.

Ne të gjithë duam një Evropë të suksesshme, të përparuar dhe në të cilën sundon paqja! Ne kemi mbrojtur vlerat civilizuese evropiane edhe në mesjetë, duke përcaktuar një herë e përgjithmonë orientimin tonë strategjik. Ne nuk luajmë me dy karta, ndërmjet lindjes e perëndimit. Integrimi në strukturat euro-atlantike është përcaktimi ynë i përhershëm. Prandaj, le të punojmë me shtetet e tjera evropiane, sepse si një ndër popujt më të vjetër të kontinetit, BE-ja është shtëpi e jona!