Presidentja nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

17.10.2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj. Në konferencën për media, Osmani ka numëruar disa shkelje që kanë gjetur lidhur me kryeprokurorin Blerim Isufaj. “Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin  e procedurave në përzgjedhjen e […]

Presidentja nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka njoftuar se nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj.

Në konferencën për media, Osmani ka numëruar disa shkelje që kanë gjetur lidhur me kryeprokurorin Blerim Isufaj.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin  e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave”, deklaroi presidentja.

Ditë më parëm Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 235-të, ka vendosur që t’i drejtohet presidentes me një letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit.

Ndryshe më 6 prill 2022, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kishte votuar unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani. Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi. Se fundmi, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e plotë ku prokurori Shqipton Fazliu pas afatit ligjor kishte kontestuar procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit në gjykatat e rregullta