Presidentja: Fushatat dezinformuese janë kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës

19.05.2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqesin një kërcënim të madh për stabilitetin, për sigurinë kombëtare të Kosovës, por edhe për Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Presidentja: Fushatat dezinformuese janë kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës Foto: Ilustrim

“Këto fushata synojnë të sjellin frikë, ta manipulojnë opinionin publik, të minojnë besimin në institucionet demokratike, por mbi të gjitha duan ta cënojnë demokracinë që qëndrojnë në themelet e dy shteteve tona”, tha Osmani.

Osmani theksoi se sulmet kibernetike tashmë janë bërë pjesë e luftës hibride të forave dashakeqe.

“Për realizimin e agjendave gjeopolitike të autokratëve, të cilat përmes tyre synojnë që të sjellin destabilitet, mosbesim dhe polarizim”, theksoi ajo.

Këto deklarime, e para e shtetit i bëri pas takimit me nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.

Sot, u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.