Presidentit të Kosovës, i dorëzohet Ligji për pagat

Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, i’u ka dorëzuar ligji për paga nga Kuvendi i Kosovës, ky njoftim është konfirmuar nga Zyra për Media e Presidencës.

Para disa dite, është paralajmëruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pasi ti dorëzohet ligji për pagat, ai pritet t’ia kthej këtë Ligj sërish Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim.

Presidenti i Kosovës, sot ka pranuar nga Kuvendi Ligjin për Pagat, ky njoftim u konfirmua nga Zyra për Media e Presidencës.

Zyra për Media e Presidencës deklaruan se: “Po, presidenti e ka dekretuar sot Ligjin për Buxhetin. Kurse, Ligji për Pagat është pranuar sot dhe bashkë me ankesat e pranuara do të shqyrtohen brenda afatit ligjor”, konfirmon Presidenca, përcjell “Telegrafi”.

Por, ky ligj për paga, u kundërshtua nga shumë Sindikata duke filluar nga Sindikat e Shërbimit Civil, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sindikata e KEK-ut, po ashtu edhe e KOSTT, dhe Telekomit, këto sindikata janë kundër këtij ligji, sepse nuk janë të kënaqur me kufizimet të cilat u janë vënë në këtë ligj.

Ky ligj është hera e parë e cila u votua në Kuvend, më 2 Shkurt me 63 vota pro, dhe 1 abstenim, ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se votimi i ligjit për paga është një hap historik për Kosovën.

Kurse, ditë më parë, Ruud Vermulen, Drejtor i Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë doli me një deklaratë ku tha se këto paga të cilat janë rritur, rreth 15% dhe 70% për puntorët e sektorëve publik rrezikon hapjen e vendeve të reja të punës.

“Një vlerësim më konservator që supozon që më 2019-‘20 nuk do të ketë punësime të reja (në sektorin publik), sërish tregon se ndarja për paga do të jetë rreth 30 milionë euro më shumë sesa tavani i lejuar ligjor. Kjo do të pengojë rritjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës, që nevojiten për të zvogëluar papunësinë e lartë në Kosovë dhe hendekun e gjerë të të ardhurave me vendet në rajon dhe Bashkimin Evropian, përfshirë punësimet e reja në sektoret prioritare si gjyqësori, shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura, si dhe do të ndalojë aplikimin e primeve për sigurime shëndetësore”, tha Ruud Vermulen.

RAPORTO