Presidenti Trump uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Lidhjet mes popujve tanë janë të forta

para 30 dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Trump uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Lidhjet mes popujve tanë janë të forta

Në këtë letër, Trump shpreh mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Kosovën dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në komunikatën e publikuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Trump ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës si një shtet sovran, duke theksuar përpjekjet dhe qëndrueshmërinë e popullit kosovar në ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në letrën e Trump.

Gjithashtu, presidenti amerikan ka theksuar rëndësinë e integrimit të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka përmendur mbështetjen e saj për Ukrainën në përballje me agresionin rus.

Për fund, Trump ka shprehur urimet e tij më të mira për popullin e Kosovës, duke e cilësuar përvjetorin e Pavarësisë si një moment për të nderuar arritjet e së kaluarës dhe për të parë përpara drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe marrëdhënieve më të forta mes dy vendeve.

Letra e plotë:

Etiketat

Ofertat e fundit