Presidenti Thaçi të pagjeturit do të jetë pika e parë e dialogut me Serbinë
Presidenti i Republikës së Kosovës, pas një konference të fundvitit me gazetarë foli rreth bisedimeve të ardhshme me shtetin Serb. Gjatë asaj konference presidenti Hashim Thaçi përmendi edhe shkuarjen e ekipit negociator të Kosovës, ku ky ekip negociator me 8 Janar do të jenë në Bruksel, kurse Thaçi në atë ditë ka vendosur që të […]
Presidenti i Republikës së Kosovës, pas një konference të fundvitit me gazetarë foli rreth bisedimeve të ardhshme me shtetin Serb.
Gjatë asaj konference presidenti Hashim Thaçi përmendi edhe shkuarjen e ekipit negociator të Kosovës, ku ky ekip negociator me 8 Janar do të jenë në Bruksel, kurse Thaçi në atë ditë ka vendosur që të jetë në Brezovicë për skijim e relaksim.
Po ashtu, Presidenti Thaçi tha se njëra ndër pikat më kryesore të bisedimeve do të jetë edhe çështja e të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1998-1999 nga okupatori Serb.
Presidenti Thaçi e ka bërë të ditur se “Definitivisht po. Çështja e personave të zhdukur do të jetë pika e parë që do të diskutohet dhe kjo tanimë është zyrtare”.