Presidenti Thaçi për korrigjimin e kufijve e futi në “lojë” ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova

Në konferencën e Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas, presidentit Thaçi, ideja për korrigjimin e kufijëve ka ndëgjuar nga shumë liderë politik, duke përfshirë edhe presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se për idenë e korrigjimit të kufijve kanë folur edhe ish-presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, Nexhat Daci e Lutfi Haziri.
Thaçi është pyetur nga kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, se e kujt ka qenë ideja për korrigjim të kufijve me Serbinë, ndërkaq ai është përgjigjur se këtë ide e ka marrë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, akademik Nexhat Daci dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, raporton gazeta “Blic”.
Thaçi tha se ideja e tij është bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Për korrigjim së pari e kam lexuar nga presidenti Rugova, Nexhat Daci, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Luginës me Kosovën”, tha Thaçi.