Presidenti Thaçi: Nuk do të këtë amnisti përballë krimit të kryer në Kosovë

27.04.2020

Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, në 21-vjetorin e ekzekutimit të 376 personave të këtij fshati nga forcat policore serbe. Thaçi me këtë rast tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. “Sot shënojmë ditë e të pagjeturve, ditë e vuajtjes dhe dhimbjes për shtetin e Kosovës dhe […]

Presidenti Thaçi: Nuk do të këtë amnisti përballë krimit të kryer në Kosovë Foto: Ilustrim

Presidenti Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, në 21-vjetorin e ekzekutimit të 376 personave të këtij fshati nga forcat policore serbe.

Thaçi me këtë rast tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Sot shënojmë ditë e të pagjeturve, ditë e vuajtjes dhe dhimbjes për shtetin e Kosovës dhe për qytetarë e Kosovës, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë ka varë mbi 10 mijë shqiptarë, ende nuk dijet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra, ka vratë mbi 130 fëmijë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra”.

Presidenti i vendit tha se nuk do të ketë amnisti për krimet e kryera në Kosovë.

“…kjo heshtje ndërkombëtar nënkupton edhe amnisti, nuk do të këtë amnisti përballë krimit të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”, shtoi ai.

Ai nuk ka pranuar që të komentojë për çështje politike.