Presidenti Thaçi: Mesazhi i Trump për Vuçiq që Serbia ta njohë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është inkurajuese kërkesa e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që Serbia ta njohë Kosovën.

Thaçi në një lidhje direkte për RTK-në nga Munihu, ku po merr pjesë në Dorumin e sigurisë, ka thënë se SHBA ka një qëndrim që Kosova dhe Serbia ta përmbyllin me marrëveshje konfliktin e zgjatur më shumë se një shekull.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

“E ardhmja është e sigurtë për hapjen e perspektivës së dialogut dhe marrëveshjes. Siç e ka theksuar edhe në letër presidenti i SHBA-së, Donald Trump (letrën dërguar sot Thaçit v.j.), ne duhet të lëvizim më shpejt, është momentum dhe të gjithë duhet ta ruajmë këtë fokus të SHBA-së që të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për njohje reciproke. Gjithashtu është edhe më inkurajues  mesazhi që Trump i dërgon në letrën e fundit presidentit të Serbisë, Vuçiq, për domosdoshmërinë e njohjes reciproke”, ka thënë ai, raporton RTK.

Po ashtu, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se: “Pra Shtëpia e Bardhë, SHBA-ja, kanë një angazhim të theksuar, të drejtpërdrejtë dhe të vendosur në përmbylljen njëherë e përgjithmonë të konfliktit të përhershëm për më tepër se një shekullor Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO