Presidenti Thaçi: Kosova shumë shpejtë do ta ketë qeverinë e re

21.01.2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Albin Kurti ta krijojë “shumë shpejt” qeverinë e ardhshme të Kosovës. […]

Presidenti Thaçi: Kosova shumë shpejtë do ta ketë qeverinë e re Foto: Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Albin Kurti ta krijojë “shumë shpejt” qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër.

Kujtojmë se të hënën, Thaçi i ka dhënë Kurtit – partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 – pesëmbëdhjetë ditë për të krijuar qeverinë e re.