Presidenti Thaçi kërkon rritjen e pagave për ushtarët e Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi sot në drekë ushtarët e Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, aty ishte edhe komandanti Rrahman Rama. Presidenti Thaçi, pas një komunikate për mediat tha se ishte ndjenjë e shkëlqyeshme të takoja dhe të drekoja me Ushtarët e Kosovës pas kthimit të tij nga Shtetet e […]
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi sot në drekë ushtarët e Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, aty ishte edhe komandanti Rrahman Rama.
Presidenti Thaçi, pas një komunikate për mediat tha se ishte ndjenjë e shkëlqyeshme të takoja dhe të drekoja me Ushtarët e Kosovës pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tha se në seancën e Këshillit të Sigurimit u konfirmua mbështetja e plotë e ndërkombëtarëve për shtetin e Kosovës.
Thaçi deklaroi se do të bëjë propozimin tek Qeveria e Kosovës për rritje pagash për Ushtarët e Kosovës, sepse e meritojnë të kenë një jetë të dinjitetshme.
”Kam vendosur që si president, si Komandant Suprem t’i propozoj Qeverisë së Kosovës rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së që këta të kenë një jetë të dinjitetshme. Shpresoj që Qeveria të përgjigjet pozitivisht për t’ju rritur pagat në mënyrë solide”, ka thënë presidenti Thaçi.
Po ashtu Thaçi tha se shpresoj në përgjigje pozitive nga Qeveria për rritjen e pagave për pjesëtarët e FSK-s. Në fund, presidenti foli edhe për të kaluarën ushtarake të tij, ku u shpreh i lumtur që ka qenë ushtar i lirisë.