Presidenti Thaçi kërkon mobilizim rreth koronavirusit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pasi ka mbërritur koronavirusi edhe në Shqipëri, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet që të ndërmerren masat e duhura. Presidenti Thaçi duke folur rreth koronavirusit, ka ftuar Qeverinë të jenë të kujdesshëm si dhe të përgatitur dhe se vendimet me interes për qytetarët […]
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pasi ka mbërritur koronavirusi edhe në Shqipëri, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet që të ndërmerren masat e duhura.
Presidenti Thaçi duke folur rreth koronavirusit, ka ftuar Qeverinë të jenë të kujdesshëm si dhe të përgatitur dhe se vendimet me interes për qytetarët e vendit duhet që të merren sot.
Po ashtu ai ka thënë se masat duhet të merren para se të evidentohen rastet e prekura me koronavirus.
Thaçi ka thënë se edhe pse ende nuk kemi ndonjë rast të evidentuar, por, kjo nuk do të thotë të na ndodhë diçka pastaj të reagoj, sidomos sa i përket shkollave apo tubimeve publike.
“ E ftoj qeverinë që të jetë e kujdesshme dhe shumë e përgatitur, pasi që jemi dëshmitarë që të gjitha hapësirat përreth Kosovës janë prekur, mendoj se do të ishte në interes që vendimet të merren me kohë, mundësisht sot, vendimet që kanë marrë vendet e rajonit, ende nuk kemi ndonjë rast të evidentuar, por, kjo nuk do të thotë të na ndodhë diçka pastaj të reagoj, sidomos sa i përket shkollave apo tubimeve publike”, ka thënë Thaçi.