Formimi i Qeverisë Presidenti Thaçi e fton Kurtin në konsultime në orën 13:30

Pasi që dje u konstituua Kuvendi i Kosovës, tani u hapet rruga procesve të tjera, ku presidenti Thaçi pritet ta ftoj Albin Kurtin në takimin konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Takimi pritet të mbahet sot duke filluar nga ora 13:30, në Kabientin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në dokument thuhet se: “Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Po ashtu në dokument thuhet se: “Duke marrë parasysh Nenin 95.1 të Kushtetutës dhe vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i datës 27.11.2019, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 06 tetorit 2019, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë dhe ka të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar Qeverinë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.