Presidenti Thaçi apelon për një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë

06.10.2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet që po mbahen sot. Kreu i shtetit deklaroi se legjislatura e re e Kosovës që do të nxjerrë qeverinë e re e cila do të përballet me sfida dhe duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve. Thaçi tha se kemi ndërtuar traditë […]

Presidenti Thaçi apelon për një proces zgjedhor të drejtë dhe të lirë Foto: Presidenti i Republikë së Kosovës, Hashim Thaçi - Presidenca e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet që po mbahen sot.

Kreu i shtetit deklaroi se legjislatura e re e Kosovës që do të nxjerrë qeverinë e re e cila do të përballet me sfida dhe duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve.

Thaçi tha se kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë, ndërsa sot le të fitojë Kosova.

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, shkroi Thaçi.