Presidenti metereolog dhe këshilltari poet!

27.01.2019

Deputeti nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka ka reaguar lidhur me batutën e presidentit Thaçi dhe poezinë e Halil Matoshit ndaj këtij të fundit. Zeka ndër tjera ka paralajmëruar se shteti po shkon drejtë një bankrotimi dhe se muaji qershor mund të jetë muaji i fundit që dikush merr pagë në Kosovë. Presidenti i Kosovës, […]

Presidenti metereolog dhe këshilltari poet! Foto: Ilustrim

Deputeti nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka ka reaguar lidhur me batutën e presidentit Thaçi dhe poezinë e Halil Matoshit ndaj këtij të fundit.

Zeka ndër tjera ka paralajmëruar se shteti po shkon drejtë një bankrotimi dhe se muaji qershor mund të jetë muaji i fundit që dikush merr pagë në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot, ne nje prononcim ne fb e tij, jo si poezi, por si metafore, tha: “Bora po shkrihet, ishalla nuk bahet skëllote”!

Si lojtari me i mire ne lojen guxhave politike te Kosoves, presidenti o e ka pase te puna e takses ndaj Serbise (per te cilen nuk merzitet) dhe qendrimin e Amerikes, ose te Komisioni per Administrate Publike, i cili eshte duke shqyrtuar Ligjin per Paga. Ne te dy rastet mundemi me ba skellote.

Nese nuk e kuptojme efektin e takses dhe seriozitetin e diplomacise amerikane per t’i çuar proceset perpara, do te bejme gabimin me te madh politik dhe diplomatik. Amerikanet jane spozorizuesit kryesor te lirise, pamvaresise dhe ushtrise te Kosoves. Mbi bazen e kesaj, ata nuk e tolerojne mosdegjueshmerine ne politike, dhe hajgaret me planet e tyre strategjike ne Ballkan.

Nga ana tjeter, Ligji per Paga, mundet me bankrotu shtetin e Kosoves. Muaji qershor mundet me qene muaji i fundit qe dikush merr paga nga shteti.

Prandaj i them mikut tim Halil Matoshit, se sikur te mos ishte keshilltar politik i Kryeministrit, ndoshta edhe mund te ironizonte presidentin me poezi, por ne rastin konkret hiç nuk i shkon.

Sa per ipoziten qe kemi, edhe LDK eshte duke bere harakiri politik, duke kundershtuar qendrimet e amerikaneve, vetem per inati te Presidentit Thaçi. Ata ma se miri u eshte dasht me e dit se Amerika, edhe kur gabon, nuk gabon.

Proceset politike qe na presin kerkojne nga ne zgjuaresi dhe koordinim me Washingtonin dhe Brukselin, te tjerat mbeten ne kontestin e diskurseve populiste qe ngrejne veç pluhun a asgja me shume ka shkruar Milaim Zeka në Facebook.