Presidenti i Universitetit të Policisë në Brandenburg, u prit në takim zyrtar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

22.10.2019

Në Policinë e Kosovës po qëndron për vizitë disa ditore një delegacion nga Universiteti Policor Shtetëror i Brandenburgut të Gjermanisë. Delegacioni i udhëhequr nga Rainer Grieger, president i Universitetit të Policisë së shtetit në Brandenburg, u prit në takim zyrtar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Rashit Qalaj. Në këtë takim […]

Presidenti i Universitetit të Policisë në Brandenburg, u prit në takim zyrtar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Në Policinë e Kosovës po qëndron për vizitë disa ditore një delegacion nga Universiteti Policor Shtetëror i Brandenburgut të Gjermanisë.

Delegacioni i udhëhequr nga Rainer Grieger, president i Universitetit të Policisë së shtetit në Brandenburg, u prit në takim zyrtar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Rashit Qalaj.


Në këtë takim u diskutuan tema të rëndësishme me interes të përbashkët, që kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e cila do të përfshijë çështje të identifikuara bashkërisht të interesit të përbashkët dhe do të vazhdojnë tutje për të forcuar bashkëpunimin midis dy institucioneve në fushën e edukimit dhe trajnimit policor.