Presidenti i Kosovës uron Bajramin: Besimtarëve islamë u uroj të gjitha të mirat

Presidenti i Kosovës uron Bajramin: Besimtarëve islamë u uroj të gjitha të mirat
Çlirim Gashi

11.08.2019 / Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Thaçi ka shkruajtur se kjo festë na e kujton sakrificën që bëjmë për vetën dhe të tjerët.

Ai thotë se në këto ditë festa dalin në pah edhe vlerat e shoqërisë tonë.

Ky është postimi i plotë i tij në ‘Facebook’:

Në prag të festës së Kurban-Bajramit, besimtarëve të fesë islame u uroj të gjithë të mirat. Kjo festë na kujton sakrificën që bëjmë për veten dhe të tjerët, për besimin në jetë më të mirë, na kujton nevojën për të qenë solidarë me njëri tjetrin, të kujdesemi për çdo pjesëtar të shoqërisë, të dhurojmë dashuri e mirësi për të gjithë. Në këto ditë festash edhe më shumë dalin në dritë vlerat e shoqërisë sonë: toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Urime Festa e Kurban Bajramit. 

RAPORTO