Presidenti Amerikan letër Thaçit për marrëveshjen me Serbinë

18.12.2018

Donald Trump, presidenti amerikan, ka shkruar një letër për presidentin e kosovës Hashim Thaçi, ku ai kërkoi që liderët politik të Kosovës të kenë unitet në arritje një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Këtë njoftim e bëri të ditur Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ku në llogarin e tij zyrtare në Facebook e […]

Presidenti Amerikan letër Thaçit për marrëveshjen me Serbinë Foto: Ilustrim

Donald Trump, presidenti amerikan, ka shkruar një letër për presidentin e kosovës Hashim Thaçi, ku ai kërkoi që liderët politik të Kosovës të kenë unitet në arritje një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Këtë njoftim e bëri të ditur Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, ku në llogarin e tij zyrtare në Facebook e publikoi letrën e plotë, ku në atë letër thuhet se marrëveshja me Serbinë është një mundësi për Kosovën, po ashtu humbja e saj do të ishte kthim mbrapa për një kohë të gjatë.

Presidenti Thaçi, publikoi letrën e plotë, po ashtu ai bashkangjiti edhe një përshkrim të asaj letre.

Në atë përshkrim Thaçi tha “Liria dhe pavarësia e Kosovës, janë rezultat i luftës sonë të drejtë dhe përkrahjes së aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë. Realizimi i synimeve tona për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB është i pamundur pa përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare”.

Presidenti Thaçi tha se Kosova është e bekuar që gëzon mbështetjen e përhershme nga SHBA-të dhe të popullit amerikan. Thaçi shtoi se bashkëpunimi dhe miqësia jonë me SHBA-të janë të përhershme dhe reciproke, prandaj për hirë të respektit dhe ndihmave dhe që ta forcojmë këtë parteritet që kemi me SHBA-të ne duhet që ti përgjigjemi pozitivisht thirrjeve dhe kërkesave miqësore.

Megjithatë, Presidenti Trump kishte kërkuar që nga Thaçi dhe liderët e tjerë të Kosovës që ta shfrytzojnë këtë momentum unik që të flasin me një zë me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Postimi i plotë i letrës së Presidentit Amerikan, Donald Trump për Presidentin Kosovar Hashim Thaçi: 
Liria dhe pavarësia e Kosovës, janë rezultat i luftës sonë të drejtë dhe përkrahjes së aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë. Realizimi i synimeve tona për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB është i pamundur pa përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare.
Kosova është e bekuar që gëzon mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve dhe të popullit amerikan. Bashkëpunimi dhe miqësia jonë është e përhershme dhe reciproke. Mirëpo, ne duhet të dimë ta ruajmë dhe forcojmë këtë partneritet që kemi. Respekti dhe ndihma duhet të jenë reciproke dhe jo të njëanshme.
Prandaj, është detyrim yni që t’i përgjigjemi pozitivisht thirrjeve dhe kërkesave miqësore, që vinë nga SHBA-të. Një kërkesë e tillë miqësore, por në të njëjtën kohë shumë serioze, më është bërë drejtpërsëdrejti nga Presidenti i SHBA Donald Trump.
Në këtë letër, Presidenti Trump, ndër të tjera kërkon nga unë dhe liderët e Kosovës, që ta shfrytëzojmë këtë moment unik që të flasim me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë. “Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë.”
Më poshtë mund ta lexoni në tërësi përmbajtjen e letrës së dërguar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
***
Shkëlqesisë së Tij
Hashim Thaçi
President i Republikës së Kosovës
I nderuar z. President:
Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë.
Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të isht
e një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë.
Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.
Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet.
Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.
Sinqerisht.