“Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja, në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve,” thuhet në reagimin e Presidencës.

Sipas saj, zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit, por edhe përparimin në arenën ndërkombëtare.

“Presidenca apelon tek të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën, si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht,” thuhet në reagim.