Pas Peticionit që paralajmëroi kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit. Tani edhe Kryetari i Komunës së Lipjanit paralajmëroi një peticion të tillë.

Gjatë ditës së sotme dhe të djeshme, në Komunën e Suharekës u mblodhën hiç më pak se 7 mijë nënshkrime, për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit.

Por, një Peticion për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit paralajmëroi edhe Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ku bëri të ditur se nga dita e hënë edhe Komuna e Lipjanit do të fillojë një Peticion për mbylljen e kazinove duke filluar nga ora 10:00 në sheshin “Adem Jashari”.

Ende janë duke u bërë përgatitjet për organizimin e Peticionit për shfuqizimin e ligjit të lojërave të fatit në Komunën e Lipjanit.

Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është bashkuar iniciativës së Kryetarit të Suharekës Bali Muharremaj për nënshkrimin e peticionit për shfuqizimin e Ligjit për lojrat e fatit.

Kjo iniciativë është marrë pas vrasjeve të dy personave në katër ditët e fundit në Kazino, njëri në Suharekë, e tjetri në Lipjan.

Kujtojmë se këtij Peticioni në Suharekë iu mbështetën të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës, asambleistëve, bashkësive fetare.