Pranimi i kadetëve të rinj policorë – nga nesër nis testimi me shkrim i mbi 4 mijë kandidatëve
Policia e Kosovës, ka njoftuar se kohë më parë ka hapur konkursin për pranim të kadetëve të rinj në polici. Pas përfundimit të procesit të konkurrimit-konkursit, duke filluar nga nesër, 3 nëntor 2023, do të fillojë faza e parë (testi me shkrim) e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve që kanë konkurruar. “Testi me shkrim do […]
Policia e Kosovës, ka njoftuar se kohë më parë ka hapur konkursin për pranim të kadetëve të rinj në polici.
Pas përfundimit të procesit të konkurrimit-konkursit, duke filluar nga nesër, 3 nëntor 2023, do të fillojë faza e parë (testi me shkrim) e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve që kanë konkurruar.
“Testi me shkrim do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri me datën 3, 4 dhe 5 nëntor 2023 dhe atë në 3 (tri) grupe: grupi i parë nga ora 09:00, grupi i dytë nga ora 12:00 dhe grupi i tretë nga ora 15:00. Numri i kandidateve në këtë testim është 4257”, thuhet në njoftim.
Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit me shkrim 90 minuta (një orë e gjysmë) para fillimit të testimit.
Kandidatët ditën e mbajtjes së testimit me shkrim duhet të kenë me vete dokumentacionin si në vijim:
-Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura) dhe
-Letërnjoftimin.
“Kandidatët në ditën e mbajtjes së testimit me shkrim nuk lejohet të kenë me vete telefon mobil, kalkulator, orë dore digjitale, kamerë, aparat, çantë dore, stilolaps apo pajisje të ndryshme të teknologjisë informative.
Çdo tentim i përdorimit të këtyre pajisjeve dhe tentimi i kopjimit, apo çfarëdo lloj komunikimi tjetër, do të pasojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i testimit”, thuhet në njoftim.
Informoheni se për arsye të sigurisë së procesit të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen kontrollit dhe për këtë arsye sugjerohet që të mos marrin me vete gjërat e ndaluara.