Posti presidentit, Hoti thotë se konsultimet fillojnë brenda pak ditësh, AAK nuk tërhiqet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para mediave ka komentuar situatën në vend me theks të veçantë, çështjen e presidentit të vendit, pozitë kjo që aktualisht është duke u ushtruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se beson se kjo çështje do të marrë udhë shumë shpejtë dhe se do të zhvillohet krahas rrjedhës së paraparë me kushtetutë.

“Besoj që kjo çështjet  shpejtë do të marrë udhën, për disa ditë zhvillojmë diskutime me spektrin politik. Unë do të insistojnë të përcillen hapat kushtetues dhe të bëhet një zgjidhje që është me mira për vendin”, theksoi Hoti.

Në anën tjetër, partneri kryesor i Qeverisë Hoti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nuk ka opsione tjera, përveç bërjes së Ramush Haradinajt president ose shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Ne si parti politike e kemi propozimin tonë për president të vendit, zoti Ramush Haradinaj. Tash varet si po zhvillohet procesi, ne presim që kjo kandidaturë me marrë përkrahjen e partive tjera politike, me pas ni konsensus. Nuk mundem me thanë se si do të shkojë ky proces por ne mbeti të hapur për bashkëpunim dhe përkrahje”, deklaroi Selmanaj për Gazeta Blic.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.