Posti i presidentit i takon LDK-së, heshtet VV!

Posti i presidentit i takon LDK-së, heshtet VV!

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë kanë ndarë hiset në qeverinë e re.

Në takimin e sotëm mes krerëve të dy partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë marrë vesh edhe për postin e presidentit, raporton GazetaBlic

Është LDK ajo e cila do të nominojë kandidatin e saj për President të shtetit, pasi të ketë përfunduar mandatin Presidenti aktual Hashim Thaçi.

“Në takimin e sotëm Kurti e Mustafa janë marrë vesh edhe për postin e Presidentit. Për këtë pozitë do të nominohet kryetari Mustafa”, ka thënë shkurtimisht një burim i afërt me të dy subjektet politike, për GazetaBlic.

Ndërkohë kjo gazetë ka kontaktuar edhe zyrtarisht me LVV-në për të marrë më shumë informacione lidhur me këtë marrëveshje, por Zyra për Informim ka refuzuar të deklarohet me arsyetimin se janë në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndryshe, Vetëvendosje në vazhdimësi ka theksuar se nuk do ta fusin postin e presidentit, në “pazarin” e ndarjes së pushtetit.

RAPORTO