Posti i presidentit, Hoti tregon se kur do të takohet me partitë politike

08.12.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot në një konferencë për media ka folur edhe për tryezën në të cilën do të mblidhen të gjitha partitë politike për të diskutuar çështjen e postit të prestidentit. Hoti këtë tyrezë e kishte paralajmëruar edhe më parë, ai pohoi se ditëve në vijim pritet të zhvillohet një takim i […]

Posti i presidentit, Hoti tregon se kur do të takohet me partitë politike Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot në një konferencë për media ka folur edhe për tryezën në të cilën do të mblidhen të gjitha partitë politike për të diskutuar çështjen e postit të prestidentit.

Hoti këtë tyrezë e kishte paralajmëruar edhe më parë, ai pohoi se ditëve në vijim pritet të zhvillohet një takim i partive politike.

“Sa i përket kësaj tryezës, po pres që të dakordohemi që të caktojmë datën, sepse ende s’është caktuar kjo datë. Presim që ditët e ardhshme pasi s’është çështje urgjente”, tha Hoti.

Pas dorëheqjës së Hashim Thaçit nga posti i presidentit, këtë post po e ushtron Kryetaraja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Mandati i presidentit të vendit pritet të përfundojë në prill, teksa nuk dihet se kush do të jetë në krye të këtij institucioni më pas.