Kryetari i OVL-së Politikanët i kanë fryrë listat e veteranëve, veteranët e rrejshëm po i dorëzojnë certifikatat

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë në RTK, se numri i veteranëve të rrejshëm të cilët i kanë dorëzuar vullnetarisht certifikata tashmë ka arritur në 20 persona.

Ai tha se rasti i fundit ishte një person nga Klina i cili sot kishte dashur ta dorëzoj atë certifikatë, por ata i kanë thënë se duhet ta dërgoj aty ku e ka marrë, ndërsa për fryerjen e listës së veteranëve, Gucati tha se ka faj edhe politika.

“Politika i ka shti duart në lista të veteranëve. Nuk aknë faj vetëm hierarkia ushtarake, komnadantët por ish koha e fushatë dhe politika i ka fry listat. Para ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë, si politikanë si komandantë si qytetarë, prandaj duhet të vihen para drejtësisë”, tha Gucati.

Po ashtu ai tha se: “Sot është ardh një djalë që e ka pru certifikatën, mbi 20 ka shku që janë tërhequr. I kam thanë që duhet me i dorëzu aty ku i keni marrë, kush ua ka dhanë.  Përgjigja e tij ka qenë se aty ku e kam marr ndoshta nuk mundem me qu. Por më ka ardh mirë që është tërhjekë prej pensionit. Ai më ka thënë që do të del edhe në media”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.