Policia: Zjarrvënia është vepër penale, qytetarët të kenë kujdes

03.08.2021

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditëve të fundit kanë ndodhur shumë zjarre në vende të ndryshme dhe të gjitha u lokalizuan dhe janë vënë nën kontroll me përpjekje të madhe të njësive të zjarrit, policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Policia ka apeluar te qytetarët të mos ndezin […]

Policia: Zjarrvënia është vepër penale, qytetarët të kenë kujdes Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ditëve të fundit kanë ndodhur shumë zjarre në vende të ndryshme dhe të gjitha u lokalizuan dhe janë vënë nën kontroll me përpjekje të madhe të njësive të zjarrit, policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Policia ka apeluar te qytetarët të mos ndezin zjarre, pasi që kjo paraqet vepër penale.

“Pranë temperaturave të larta , dhe mbi 40 gradë , shkaku i zjarreve është edhe faktori njerëzor dhe pakujdesia dhe neglizhenca në shumë raste , dhe këto raste janë përcaktuar nga ana e inspektorëve kundër zjarrit në terren. Prandaj , ne paralajmërojmë qytetarët se zjarrvënia është vepër penale , dhe apelojmë qe t’i kushtohet vëmendja maksimale në fakte të cekura , dhe në këtë mënyrë te kontribuojnë në sigurinë e njerëzve , mbrojtjen e mjedisit si dhe ruajtjen e hapësirës ne te cilën jetojmë”, thuhet në njoftim.

Pjesëtarët e njësive të zjarrit , policisë dhe KFOR-it , pandërprerë janë në terren dhe marrin pjesë në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit .

Gjithashtu policia ka shtuar se vazhdimisht janë në detyrë edhe në lokalitete në të cilët janë shuar zjarret apo janë nën kontroll për veprime parandaluese edhe në parandalimin e rasteve te reja.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Komunikatë për shtyp

Ditëve të fundit kanë ndodhur shumë zjarre në vende të ndryshme në veri të Kosovës , dhe të gjitha u lokalizuan dhe u vunë nën kontroll me ndihmën e njësive të zjarrit , Policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Krahas temperaturave të larta, shkak i zjarreve është edhe faktori njerëzor, pakujdesia dhe neglizhenca në shumë raste , dhe këto raste janë përcaktuar nga ana e inspektorëve kundër zjarrit në terren.

Prandaj, ne paralajmërojmë popullsinë se zjarrvënia është vepër penale , dhe apelojmë qe t’i kushtohet vëmendje maksimale këshillave te cekura , dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në sigurinë e njerëzve , mbrojtjen e mjedisit si dhe ruajtjen e hapësirës në të cilën jetojmë.

Pjesëtarët e njësive të zjarrit, Policisë dhe KFOR-it, pandërprerë janë në terren dhe po marrin pjesë ne lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Gjithashtu vazhdimisht janë në detyrë edhe ne lokalitetet në të cilët janë shuar zjarret apo janë nën kontroll për veprime parandaluese të rasteve të reja.