Policia vendoset në 6 pika për të bllokuar hyrjet-daljet në Korishë

Fshati Korishë është vendosur mbrëmë në karantinë për shkak të një rasti me coronavirus, por që nuk dihet burimi i infektimit.

Në këtë fshat Policia është vendosur në gjashtë pika, duke bllokuar hyrjet dhe daljet në fshat me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Në Korishë nuk dihet burimi i sajtë i infeksionit. Sot do të hulumtohen edhe kontaktet…”, ka thënë drejtori i IKSHP-së.

Fshati do të jenë në karantinë deri në një vendim tjetër, ndërsa në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjinit u tha se hyrjet daljet janë bllokuar për në këtë fshat përveç atyre që kanë lejen e lëvizjes.

RAPORTO