Nga e hëna masat aktuale për kufizim të lëvizjes nuk do të vlejnë

10.04.2020

Masat kufizuese të lirisë së lëvizjes së qytetarëve do të mbesin në fuqi deri më 13 prill 2020. Kështu e ka paraparë Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin me të cilin i shpalli të pavlefshme kufizimet e vendosura nga Qeveria, në fund të marsit. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se vendimi me të cilin i shpalli të […]

Nga e hëna masat aktuale për kufizim të lëvizjes nuk do të vlejnë Foto: Ilustrim

Masat kufizuese të lirisë së lëvizjes së qytetarëve do të mbesin në fuqi deri më 13 prill 2020.

Kështu e ka paraparë Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin me të cilin i shpalli të pavlefshme kufizimet e vendosura nga Qeveria, në fund të marsit.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se vendimi me të cilin i shpalli të pavlefshme masat e Qeverisë do të hyjë në fuqi më 13 prill 2020.

E për të biseduar pë këtë Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, sot gjatë ditës do të mbajë një takim në Shtëpinë e Kulturës në Drenas.

Takimi mbahet me qëllim që diskutimit të situatës sa i përket ndalimit të përhapjes së coronavirusit (COVID-19).

Po ashtu në këtë takim do të diskutohet për nevojat që kanë komunat e Kosovës, me theks të veçantë edhe për bashkëpunimin që u duhet me nivelin qendror.

Deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë lëvizja është kufizuar si: Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi), Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi),Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00 (ndalim qarkullimi).

Nëpër komunat e tjera, nga data 13 prill, kur do të hyjë në fuqi vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetutese masat për kufizim të lëvizjes nuk do të vlejnë.

Gjithsesi mbetet të shihet sot nëse do të merren masa të reja pasiqë është paralajmëruar se masat nuk do të jenë të njëjta për secilin komunë. Sipas kryeministrit në detyrë masat e reja do të vendosen në konsultim edhe me kryetarët e komunave përkatëse.

Megjithatë, shefi i ekzekutivit siguroi se nuk do të ketë lehtësim të masave, përkundrazi, pritet shtimi i tyre, porse për këtë do të vendosë grupi punues në përbërje të të cilit janë ministrat e Shëndetësisë, Infrastrukturës e Ambientit, Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal.