Policia: Respektimi i ligjit për parandalimin e pandemisë COVID-19, interes i institucioneve dhe qytetarëve

19.05.2021

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në drejtim të respektimit të masave antiCOVID. Në tërë vendin patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e pandemisë. Policia e Kosovës përmes […]

Policia: Respektimi i ligjit për parandalimin e pandemisë COVID-19, interes i institucioneve dhe qytetarëve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon përkushtimin dhe angazhimin në drejtim të respektimit të masave antiCOVID.

Në tërë vendin patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet për parandalimin e pandemisë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka theksuar se implementimi dhe respektimi i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, është interes i përbashkët i institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë.

“Zyrtarët policor përmes një pune profesionale dhe përkushtimi të madh po punojnë nëpër të gjitha rajonet e vendit për të lehtësuar edhe punën e akterëve tjerë në funksion të menaxhimit të rendit dhe ruajtjes së shendetit publik në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe sipas raporteve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se dukshëm ka rënë numri i rasteve pozitive.

Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19 dhe 64 raste në tërë Kosovën.