Policia po kujdeset për sigurinë publike dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë

24.05.2021

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet gjatë 24 orëve për implementimin e planeve policore. Përmes implementimit të planeve policore dhe zbatimit të masave anti COVID-19, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë. Duke pasur synim dhe qëllim primar ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimin […]

Policia po kujdeset për sigurinë publike dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet gjatë 24 orëve për implementimin e planeve policore.

Përmes implementimit të planeve policore dhe zbatimit të masave anti COVID-19, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Duke pasur synim dhe qëllim primar ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimin e krimit dhe zbatimin e masave anti COVID-19, policia po vazhdon me patrullime gjatë 24 orëve.