Policia: Nuk është qëllimi ynë vetëm shqiptimi i gjobave, por vetëdijesimi e ruajtja e jetës të secilit pjesëmarrës në trafik

21.06.2021

Policia e Kosovës është duke shqiptuar vazhdimisht tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion. Madje tash e disa ditë Policia po gjobit shoferët edhe përmes argumenteve si fotografi apo video në rrjete sociale. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Policia e Kosovës ka thënë se respektimi i rregullave në trafik krijon siguri më […]

Policia: Nuk është qëllimi ynë vetëm shqiptimi i gjobave, por vetëdijesimi e ruajtja e jetës të secilit pjesëmarrës në trafik Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke shqiptuar vazhdimisht tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Madje tash e disa ditë Policia po gjobit shoferët edhe përmes argumenteve si fotografi apo video në rrjete sociale.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Policia e Kosovës ka thënë se respektimi i rregullave në trafik krijon siguri më të madhe në rrugë për secilin pjesëmarrës.

Poashtu Policia ka shtuar se qëllumi i tyre nuk është vetëm shqiptimi i gjobave, por vetëdijesimi dhe ruajtja e jetës të secilit pjesëmarrës në trafik.

Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Respektimi i rregullave të trafikut rrugor krijon siguri më të madhe në rrugë për secilin pjesëmarrës, andaj respektoni njëri-tjetrin edhe në trafik duke i mundësuar secilit qarkullim të lirë dhe pa pengesa.

Policia e Kosovës po vazhdon me realizimin e detyrave të saj për të garantuar një siguri më të madhe edhe në trafikun rrugor.

Nuk është qëllimi ynë vetëm shqiptimi i gjobave, por vetëdijesimi dhe ruajtja e jetës të secilit pjesëmarrës në trafik.