Policia me plan operativ lidhur me aksidentet, pjesë e planit edhe vëzhgimi përmes dron-ëve

10.06.2021

Lidhur me aksidentet në trafikun rrugor e në veçanti atyre me fatalitet, Policia e Kosovë ka hartuar URDHËRIN OPERATIV “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor. Pjesë e këtij plani është edhe përdorimi i dron-ëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore përmes dron-ëve, […]

Policia me plan operativ lidhur me aksidentet, pjesë e planit edhe vëzhgimi përmes dron-ëve Foto: Ilustrim

Lidhur me aksidentet në trafikun rrugor e në veçanti atyre me fatalitet, Policia e Kosovë ka hartuar URDHËRIN OPERATIV “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

Pjesë e këtij plani është edhe përdorimi i dron-ëve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore përmes dron-ëve, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Ndërmarrja e masave të nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas “ZERO” tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të Ligjit.

Në vijim keni një sekuencë të xhirimeve të njësitit patrullues duke operuar me dron në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.