Bizneset Vende Pune Ofertat

Policia me masa shtesë për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia me masa shtesë për ndeshjen Kosovë-Izrael

12.11.2023 Lajme

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterë të tjerë kanë hartuar urdhrin operativ policor për ndeshjen Kosovë – Izrael që do të luhet sonte në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.

Sipas policisë, sot do të ketë siguri të përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, shtim të masave të sigurisë, ndërmarrje të masave të nevojshme policore, parandalim dhe luftim të dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme, shtim të masave të sigurisë paraprake dhe kontrollim të turmave si në perimetër të stadiumit e sipas nevojës edhe në qytet e sheshe.

Tutje, policia bëri të ditur se në stadium nuk do të lejohen mjetet piroteknike, shishet e qelqit, shishest e plastikës, pijet alkoolike dhe substancat narkotike, ushqimi i çfarëdo lloji, ombrella, armë zjarri, armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë, sende të rënda, kamera profesionale e “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik e fetar”, transmeton Klankosova.tv.

“Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia, për këtë ndeshje ka kërkuar nga qytetarët që maksimalisht të respektojnë rregullat e parapara, në të kundërtën ata mund të jenë subjet i ndëshkimit.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Tabela në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme të javës së 16-të

Tabela në Superligën e Kosovës pas dy ndeshjeve të sotme të javës së 16-të

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 16-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit ka pësuar humbje në ”Zahir Pajaziti”, nga Malisheva me rezutat 0-1.

Në ndeshjen tjetër e cila u zhvillua në stadiuin ”Përparim Thaqi” në Prizren, Liria është mposhtur nga Gjilani me rezultat 0-4.

Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 35 pikë, shtatë më shumë se Llapi, që renditet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë ndohet skuadra e Dritës me 25 pikë, ndërsa skuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 23 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Feronikeli ’74 me 15 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë.

Sylvinho rrëfehet për FIFA-n: Synojmë kualifikimin në Kupën e Botës

Sylvinho rrëfehet për FIFA-n: Synojmë kualifikimin në Kupën e Botës

Përzgjedhësi Sylvinho, ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin fantastik që zhvilloi Shqipëria në kualifikueset e “EURO 2024”.

Kuqezinjtë u kurorëzua me kualifikimin në finalet e “Gjermani 2024” dhe vendin e parë në Grupin E.

Tekniku brazilian ka folur për objektivat e së ardhmes duke thënë se synimi kryesor është që Shqipëria të mësohet të luajë rregullisht në Evropian dhe në kualifikueset e radhës të kualifikohet në Botëror.

Sylvinho vlerësoi edhe punën e madhe të bërë nga lojtarët, duke thënë se përkushtimi në punë është çelësi i suksesit.

Objektivat e së ardhmes–  “Objektivi kryesor në afat të gjatë, pas gjashtë muajsh është që të zhvillojmë një turne të denjë. Objektivi i dytë është ta çojmë përpara planin tonë, ta kthejmë në traditë Europianin dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës, diçka që Shqipëria nuk e ka arritur kurrë. Imagjinoni sikur të kemi një Europian të shkëlqyer vitin e ardhshëm dhe të arrijmë në çerekfinale. Do të ishte e mahnitshme, por nuk do të thoshte shumë nëse nuk do ta ndiqnim këtë sukses dhe nuk do të vazhdonim  zhvillimin tonë. Ne duam të bëjmë progres në dy drejtime: të kemi një turne të denjë në “Euro 2024” dhe më pas të kemi mbështetjen e vendit, FSHF-së dhe lojtarëve në mënyrë që të bëjmë mirë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës dhe të luajmë rregullisht në këto kompeticione.

Ëndrra për kualifikimin në Botëror – Ëndrra është aty, nuk ka dyshim për të. Kjo varet vetëm nga mbështetja që marrim për punën që bëjmë, nga vendi, Federata, stafi teknik dhe grupi i madh i lojtarëve që po monitorojmë. Të gjitha së bashku rrisin shanset që Shqipëria një ditë të luajë rregullisht në Botëror dhe në Evropian.

Maroku si shembull për Shqipërinë – Natyrisht, ne nuk do të ‘çmendemi’ duke studiuar se çfarë bëjnë Anglia, Spanja, Franca, Gjermania apo Portugalia, sepse ata gjithmonë janë pretendentë. Ne po shikojmë skuadrat që mund t’i imitojmë dhe, po, ka shumë kuptim, Maroku është një pikë referimi për ne.

Një nga mbrojtjet më të mira në kualifikueset e Evropianit – “Gjithçka ka të bëjë me angazhimin në stërvitje. Ka më shumë se 10 vjet që skuadrat po mbrohen me 10 lojtarë. Mbrojtja më e mirë është vetë sistemi. Mund të kesh tre qendërmbrojtës fantastikë dhe portierin më të mirë në botë, por nëse nuk ke përkushtim në punë, atëherë do të pësosh gola. Askush nuk mbrohet me katër ose pesë kundër pesë ose gjashtë. Sulmuesit janë më të shpejtë, më kreativë dhe më inteligjentë në zonën e sulmit dhe gjithçka ka të bëjë me përkushtimin në punë.

Kompletohet xhiroja e 15-të, kjo është pamja e re e tabelës së Superligës

Kompletohet xhiroja e 15-të, kjo është pamja e re e tabelës së Superligës

Sot është kompletuar xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini e mposhti Fushë Kosovën me rezultat të pastër për ta “gozhduar” mesin e tabelës, ndërsa “Pampurave” iu prishën edhe më shumë punët derisa e shohin veten në vendin e parafundit në tabelë.

Ndërkohë, në këtë xhiro, tri ndeshje të së cilës u shtynë shkaku i borës që ra në vendin tonë në fundjavën që shkoi, Ballkani e mposhti Malishevën në udhëtim dhe e ruajti distancën ndaj ndjekësve, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, therandasit u shkëputën ndaj njërit prej rivalëve për titull, Dritës, e cila u mund nga Prishtina në derbin e kësaj xhiroje dje.

Kurse, Llapi “po mbahet” ende pasi e mundi Gjilanin 2:0 dhe e sheh veten 7 pikë prapa liderit nga Suhareka, i cili megjithatë i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjes së sotme që u zhvillua në Lipjan.

“Kolegji AAB” Zyra per Regjistrime Arsim dhe Edukim Rr. “Brigada 123” afer furres Edi,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende24 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë