Policia e Kosovës: Masat dhe kufizimet duhet t’i respektojnë të gjithë, për të mirën e të gjithëve

Policia e Kosovës: Masat dhe kufizimet duhet t’i respektojnë të gjithë, për të mirën e të gjithëve
Fisnik Sadiku

17.05.2021 / Lajme

Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet nëpër terene të ndryshme për zbatimin e masave anti-COVID.

Këto angazhime nga policia po reflektojnë pozitivisht edhe në rënien e rasteve pozitive me COVID-19.

Përmes implementimit të planeve operacionale dhe zbatimit të masave të institucioneve shtetërore, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Policia e Ksovës përmes një njoftimi ka theksuar se: “Objektiv kryesor i Policisë së Kosovës mbetet ruajtja e rendit, sigurisë dhe shëndetit publik. Masat dhe kufizimet duhet të respektohen nga të gjithë, për të mirën e të gjithëve”.

“Policia në mbarë vendin vazhdon ta ruajë rendin dhe sigurinë, përveç kësaj edhe duke mbështetur autoritetet tjera shtetërore në parandalimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

RAPORTO