Policia kufitare kap 24 thika në një autobus në Merdare – FOTO

03.12.2023

Policia Kufitare e Kosovës në Merdar sot gjatë kontrollimit të njërit autobus me targa vendore ka hasur në 24 armë të ftohta – thika. Në njoftimin e Policisë thuhet se në konsultim dhe autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari u lirua […]

Policia kufitare kap 24 thika në një autobus në Merdare – FOTO Foto: Ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës në Merdar sot gjatë kontrollimit të njërit autobus me targa vendore ka hasur në 24 armë të ftohta – thika.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në konsultim dhe autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

“Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).

Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.

Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces”, thuhet në njoftim.