Policia kroate kap një ushtar duke transportuar një shtetas kosovar që kishte hyrë ilegalisht në Kroaci

03.03.2024

Policia e Kroacisë ka kapur një pjesëtar të forcave të tyre të armatosura, duke e bartur një qytetar nga Kosova që ka hyrë ilegalisht në Kroaci.

Policia kroate kap një ushtar duke transportuar një shtetas kosovar që kishte hyrë ilegalisht në Kroaci Foto: Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka konfirmuar se ushtari 30-vjeçar është ndaluar në një pushimore në autostradën A1 në Dusina.

Sipas tyre bëhet fjalë për një person ushtarakisht aktiv, derisa thuhet se do të pasojnë procedura disiplinore, kjo në kuadër të Forcave të Armatosura.

Nga raportimet, ushtari kroat nuk ishte duke e kontrabanduar kosovarin, por vetëm që e ka transportuar atë në një pikë të caktuar. Ai akuzohet sipas nenit 53 të Ligjit për të Huaj, që thotë se “është e ndaluar që të asistohen qytetarë të një vendi të tretë për kalim ilegal, transit, apo edhe qëndrim”.