Kufizimi i lëvizjes vetëm 90 minuta, Policia e gatshme për të menaxhuar situatën

Në konferencën për media të mbajtur mbrëmë në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ministri Vitia janë prezentuar masat e reja.

Sipas minsitrit Arben Vitia nga e mërkura 15 prill duke filluar nga ora 06:00 do të hyn në fuqi masat e reja.

Qytetarët do të lëvizin nga ora 07:00 deri në ora 22:30 në bazë të shifrës së parafundit të numrit personal që gjendet në pjesën e pasme të letërnjoftimit.

Qytetarët e Kosovës mbi moshën 16-vjeçare, nga e mërkura, (6:00 mëngjes), do të kenë të drejtë qarkullimi vetëm një orë e gjysmë në ditë.

Pas masave të fundit, nga Policia e Kosovës thonë për Telegrafin se janë të gatshëm për të menaxhuar situatën.

“Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër coronavirusit, me kohë ka hartuar urdhrin operativ policor të quajtur ‘UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19’. Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se “urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, preventimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”.

“Policia e Kosovës, po vazhdon punën e saj me angazhimin e personelit policor me orare të zgjatura, me qellim te realizimit të detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve te institucioneve të RKS-së. Duke e kuptuar edhe nevojën e angazhimeve shtese, Policia e Kosovës vazhdon te angazhohet me kapacitetet e saja për te menaxhuar me situatën dhe rrethanat e krijuara, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik”.

RAPORTO