Policia kërkon nga drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes, nga 15 nëntori gomat duhet të jenë të dimrit

11.11.2020

Policia e Kosovës u ka bërë apel ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes. Policia ka njoftuar që nga 15 nëntori gomat e veturave të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit. “Apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit!Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për […]

Policia kërkon nga drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes, nga 15 nëntori gomat duhet të jenë të dimrit Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës u ka bërë apel ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Policia ka njoftuar që nga 15 nëntori gomat e veturave të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit.

“Apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit!Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët.15 nëntor – 15 mars” thuhet në njoftimin e Policisë.