Policia e Kosovës vazhdon punën me orar 12 orësh

01.05.2020

Nga 24 marsi, Policia e Kosovës ka filluar me zbatimin e orarit prej 12 orëve për  punonjësit e saj, e ky orar po vazhdon edhe më tutje të jetë në  fuqi për shkak  të situatës pandemike në vend. Me fillimin e masave lehtësuese të cilat pritet të hyjnë në funksion nga 4 maji, e qe […]

Policia e Kosovës vazhdon punën me orar 12 orësh Foto: Ilustrim

Nga 24 marsi, Policia e Kosovës ka filluar me zbatimin e orarit prej 12 orëve për  punonjësit e saj, e ky orar po vazhdon edhe më tutje të jetë në  fuqi për shkak  të situatës pandemike në vend.

Me fillimin e masave lehtësuese të cilat pritet të hyjnë në funksion nga 4 maji, e qe u prezantuan gjatë të enjtes nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia,  ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me orarin e policëve tanë.

Në një përgjigje për IndeksOnline, Policia e Kosovës thuhet se në vartësi të situatës dhe rrethanave do të veprojë ky institucion.

“Varësisht nga zhvillimet dhe vlerësimet operacionale, PK do të veprojë”, është përgjigja e shkurt e PK-së për IndeksOnline.

Ndryshe kjo është hera e parë që kaq gjatë Policia e Kosovës po funksionon me orar 12 orësh.