Policia e Kosovës shqiptoi rreth 2000 tiketa për ngasësit e veturave me xhama të errësuar

Policia e Kosovës ka shqiptuar plot 1650 tiketa ndaj ngasësve të veturave me xhama të errësuar, vetëm dy muajt e parë të këtij viti.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve, vazhdojnë me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre, raporton GazetaMetro.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin në realizimin e planeve konkrete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor dhe uljen e aksidenteve.

RAPORTO