Policia e Kosovës shqiptoi 169 gjoba, pasi kontrolloi automjetet e transportit publik

Gjatë një raportimi nga Policia e Kosovës, njoftuan se kanë bërë një kontrollim të automjeteve të transportit publik, i cili ishte plan i impelementimit të planit operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik” ku u shqiptuan 169 gjoba dhe u konfiskuan 3 palë targa për kundërvajtje.

Policia e Kosovës gjatë implementimit të planit operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”, ka kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Dënime janë shqiptuar edhe për kundërvajtje të tilla si drita të parregullta, tejkalim nga ana e djathtë, pa regjistrim, pasagjerë më tepër, errësimi i xhamave, përdorimi i telefonit, mos vendosja e rripit të sigurisë, tejkalim i shpejtësisë etj.

Më së shumti tiketa janë shqiptuar për mungesë të aparatit të zjarrit, gjithsej 44 të tilla. Në 24 raste, drejtuesit janë gjobitur për mungesë të pajisjeve rezervë, ndërsa 17 tiketa janë dhënë për mungesë të kontrollit 6-mujor të mjeteve transportuese.

Qëllimi i Policisë së Kosovës për këtë implementim të kontrollit të automjeteve të transportit publik, është bërë për shkak që të bëhet rritja e sigurisë në trafik dhe ulja e aksidenteve të komunikacionit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO