Policia e Kosovës nuk ka të ndalur, arreston edhe 4 persona tjerë për grabitje

  • 25.01.2019
Policia e Kosovës nuk ka të ndalur, arreston edhe 4 persona tjerë për grabitje

Gjatë këtyre 2 muajve, po ndodhin shumë grabitje të armatosura nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, por Policia e Kosovës po arreston shumë grabitës, ku së fundmi arrestoi edhe 4 persona në Prishtinë për përfshirje në grabitje.

Për këto arrestime që po ndodhin jo rastësisht nga Policia e Kosovës, e konfirmon për kallxo.com edhe vetë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, znj. Florie Ahmeti.


Këto arrestime, kanë ndodhur për shkak të një grabitje më 18 dhjetor të vitit 2018, në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë.

Florie Ahmeti shtoi se “Nga një operacion i cili është realizuar para pak minutash, janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një grabitje e cila ka ndodhur me datë 18 dhjetor 2018 rreth orës 22:00 në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë”.

Kjo grabitje ndodhi si në ndonjë film aksion, ku grabitësit ishin të maskuar dhe nën kërcnimin e armëve me revole dhe thikë, ata kryen grabitjen, ku Policia e Kosovës ishte nën hetime për këtë rast deri më sot.

Po ashtu, sot u arrestua edhe një person i cili mori pjesë në grabitjen e bankës TEB, e cila ndodhi më 26 tetor 2018.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë