Policia e Kosovës nderon 13 pjesëtarët e saj që humbën jetën nga COVID-19

29.12.2020

Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti e deri tani nga virusi Covid-19 në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 325 qytetarë, e në mesin e tyre janë 13 pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ndërsa Policia e Kosovës përmes rrjetit social Facebook ka nderuar 13 pjesëtarët e saj, që gjatë […]

Policia e Kosovës nderon 13 pjesëtarët e saj që humbën jetën nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti e deri tani nga virusi Covid-19 në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 325 qytetarë, e në mesin e tyre janë 13 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndërsa Policia e Kosovës përmes rrjetit social Facebook ka nderuar 13 pjesëtarët e saj, që gjatë këtij viti humbën jetën nga COVID-19.

Ilir Gjoka, Bojan Ristovic, Ljublica Jenicevic, Maliq Hoti, Gegë Prenaj, Hakif Hodolli, Miftar Kurti, Hysni Jerliu, Ali Qelaj, Emrush Kllokoqi, Sokol Maxharraj, Srdjan Spasojevic, Ismet Osmani, janë 13 zyrtarët policorë që humbën jetën nga koronavirusi.