Policia e Kosovës: Mos lejoni që dasma juaj të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në trafik

16.07.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi po ndërmerr veprime të nevojshme në përmbushje të objektivave policore në kuadër të implementimit të planit operativ ‘sezoni veror’ 2021. Me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë: Policia sot […]

Policia e Kosovës: Mos lejoni që dasma juaj të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në trafik Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia e Kosovës në vazhdimësi po ndërmerr veprime të nevojshme në përmbushje të objektivave policore në kuadër të implementimit të planit operativ ‘sezoni veror’ 2021.

Me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë: Policia sot ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë.

Këshillat elementare gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë:
– mos u ulni në dritare të automjetit
– mos dilni me pjesë të trupit jashtë automjetit
– mos vallëzoni në rrugë
– mos përdorni mjete videoinqizuese nga dritaret e automjetit.

Kjo ka për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik si dhe parandalimin e rasteve dhe veprave tjera të kundërligjshme.

Policia apelon qytetarët që duke u sjellë-vepruar në pajtim me ligjet dhe rregullat secili mund të japë kontributin e tij në dobi të përmirësimit dhe parandalimit të dukurive negative.

Në çdo rrethanë Policia do të veprojë sipas autorizimeve dhe kompetencave, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në përgjithësi.