Qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndër-institucional, për të garantuar një reagim emergjent efektiv në raste kritike, si dhe për të siguruar siguri publike dhe një ambient të qetë për qytetarët.

Ushtrimi simuloi situata kur kërkohet angazhim i përbashkët për menaxhimin e incidenteve të ndryshme dhe sfidave në fushën e sigurisë.

Ushtrimi u ndoq nga afër nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, komandanti i KFOR-it, përfaqësues të EULEX-it dhe FSK-së, si dhe eprorë të lartë të Policisë së Kosovës.

Në përfundim, kolonel Hoxha përgëzoi pjesëmarrësit për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit, duke theksuar se Policia e Kosovës i kushton rëndësi bashkëpunimit me të gjitha institucionet e sigurisë dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ky ushtrim është pjesë e strategjisë së Policisë së Kosovës për bashkëpunim ndër-institucional dhe reagim të shpejtë ndaj sfidave të sigurisë, duke rritur gatishmërinë dhe koordinimin mes institucioneve në shërbim të komunitetit.