Policia e Kosovës me apel pas reshjeve të shumta të borës

Policia e Kosovës me apel pas reshjeve të shumta të borës
Çlirim Gashi

21.03.2021 / Lajme

Po vazhdojnë reshjet e shumta të borës në Kosovë.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë vozitësit për kujdes të shtuar.

Njoftimi i plotë:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME BORË DHE ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

RAPORTO