Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku vdiq ushtari italian i KFOR’it

25.10.2023

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamioni. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë në mes të dy veturave, ku ka mbetur i vdekur ushtari italian i KFOR’it dhe janë lënduar dy persona një femër […]

Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku vdiq ushtari italian i KFOR’it Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamioni.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë në mes të dy veturave, ku ka mbetur i vdekur ushtari italian i KFOR’it dhe janë lënduar dy persona një femër shtetase e huaj, si dhe një mashkull kosovar.

Sipas raportit 24 orësh të PK’së thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari për shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 ore nga prokurori kujdestar.

“Pejë 24.10.2023 – 15:20. Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas te hua, si dhe një mashkull kosovar. Te lenduarit jane derguar per tretman mjekesor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas I huaj ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari per shkaktim te aksidentit ka pranuar ndihme mjeksore, dhe ndaj tij eshte caktuar masa e arrestit per 48 ore nga prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto me anë të një postimi në “X” ka publikuar emrin e ushtarit që vdiq në një aksident trafiku në rrugën Pejë-Klinë, konkretisht në fshatin Leshan.“Me një dhimbje të thellë, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, shprehim ngushëllimet dhe i ofrojmë mbështetje të pakufishme gruas, vajzës dhe familjes së Claudio Cadeddu, ushtar i Ushtrisë të Italisë, i cili ishte viktimë e një aksidenti tragjik rrugor gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Ministri italian i Mbrojtjes.